Një ngjarje e shëmtuar ka ndodhur në Prizren të Kosovës pasditen e djeshme në një qendër tregtare, ku disa persona u përfshinë në një përleshje fizike.
Në fillim u tha se shkaku që çoi deri në përleshjen e pjesëtarit të sigurimit dhe disa familjarëve ishte çështja e vendosjes së maskës. Por është avokati Arianit Koçi i cili theksoi se ky sulm brutal ishte ndaj një familje rome.
Koçi tha se prindërit dhe vajza 11-vjeçare i kishin të vendosura maskat ndërkohë policia e Kosovës në rajonin e Prizrenit mbrëmë ka deklaruar se janë arrestuar katër persona, ndërsa në bazë të informacioneve të para njëri nga të përfshirët në këtë rrahje është dërguar në spital.
Postimi i plotë:
Ky është sulmi brutal ndaj një familje rome, dje në një qendër tregtare në Prizren. Sipas një deputeti të Repubikës së Kosovës, shkas për sulm nga ana e sigurimit të qendrës, paska qenë vendosja e maskës.
Prindërit dhe vajza 11-vjeçare e kanë pasur maskën.
Gjithnjë sipas deputetit, sigurimi e sulmoi njërin prej familjarëve fizikisht, për shkak të mospasjes së maskës duke e sharë: “Ta q… magjupin e nanës”. Sulmuesi ka vazhduar me rrahje dhe kërcënime serioze.
Tre persona janë arrestuar, dy prej të cilëve (romët, babë e bir), janë liruar pas disa orësh. Vajza 11-vjeçare është e traumatizuar. Duhet theksuar që pjesëtari i sigurimit dhe kjo familje rome, njihen dhe jetojnë në pjesën e njejtë të qytetit
/Priza.al/