Ylli i La Casa de Papel Jaime Lorente, është bërë baba për herë të parë. ‘Denveri’ ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale lajmin e madh.
Kjo dhuratë për aktorin vjen pak ditë para premierës zyrtare të pjesës së dytë të sezonit të 5-të të serialit.
Ai ka publikuar një foto me vajzën e tij të porsalindur, ndërsa shkruan edhe një mesazh: “Do të jesh një grua e lirë”.
Deri tani nuk dihet identiteti i partneres së tij.
Kujtojmë se në serial Denver është i martuar me Stokholm. Ajo ka një djalë me Arturon i cili ka qenë drejtori i bankës në pjesën e parë të serialit. Seriali ka thyer shumë rekorde, por në 3 dhjetor do ti vijë fundi edhe pjesës së fundit.
/Priza.al/