Detaje të tjera janë zbuluar në lidhje me largimin e 17-vjeçares nga banesa e saj në Durrës. Pas 1 muajsh kërkimesh në zonën e plazhit ajo është gjetur sot.
Adoleshentja ka deklaruar në polici se jetonte me djalin e hallës. Ajo tha se me të kishte dhe një raport intim, pavarësisht lidhjes së tyre të afërt të gjakut.
Madje ajo pohon se ishte e rritur dhe se prindërit nuk kishin arsye që të bëheshin merak.
“Kam shkuar me dëshirë dhe nuk më ka përdhunuar. Kam qëndruar vetë më dëshirën time në shtëpinë e kushëririt. E kam djalë halle. Nuk kam dashur të lajmëroj prindërit. Doja të jetoja e qetë. Nuk kishin pse të bëheshin merak. Unë tani jam e rritur”, mësohet të jetë shprehur 17-vjeçarja në polici.
Ndërkohë, burime policore bëjnë me dije se 24-vjeçari me inicialet Sh. F., është shpërndarës droge.
Ndërkohë, në banesën e tij që kishte marrë me qira në zonën e Plazhit në Durrës, atij iu gjetën rreth 400 gramë lëndë narkotike kanabis, ndërsa tashmë ndodhet pas hekurave.
/Priza.al/