Si do të jetë moti deri në fundjavë? Sinoptikania e njohur zbulon si do të vijojë koha: Sot dhe nesër kemi…  

Kjo javë ka nisur me reshje shiu ku e hëna e sotme ka pasur një mëngjes të lagësht, por duket se po njësoj do të vijojë edhe dita e nesërme, ku reshjet do të jenë të pranishme gjithsesi.

Në një lidhje live për edicionin e lajmeve në “TCH”, sinoptikania Adiola Bani zbuloi se, dita e mërkurë dhe e enjte do të kenë më shumë kthjellime dhe më pak reshje, ndërsa rrebeshet do të shtohen gjatë ditës së premte dhe në fundjavë.

Sa i përket temperaturave, gjatë fillimit të javës do të luhaten nga 4-21 gradë celsius. Ndërsa nga dita e mërkurë, do të kemi rënie graduale të temperaturave, sidomos në orët e para të ditës, ku pritet që vlerat minimale të zbresin në 1 apo 2 gradë celsius në zonat malore.

Pra na pret një javë dinamike me mot të paqëndrueshëm, por që duhet të pranojmë se po futemi në stinën e dimrit.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *