Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka bërë me dije ditën e sotme se është urdhëruar që të gjithë Punonjësit e Policisë së Shtetit do të detyrohen të kryejnë testin e drogës.
20 të parët janë dërguar sot në Institutin e Mjekësisë Ligjore, reparti i toksikologjisë për të zbuluar nëse kanë përdorur, janë apo jo përdorues. Kushdo që del përdorues do të përjashtohet nga policia.
Testi i drogës për punonjësit e policisë është kërkuar vazhdimisht pas ngjarjeve të ndryshme kriminale në vend, ku edhe është kontestuar roli i efektivëve. Kjo është një ndër urdhërat e parë të Nanos, që pas marrjes së detyrës.
/Priza.al/