Studimi/ Fëmijët që kanë shumë lodra nuk janë të lumtur! Koha me prindërit e tyre shkakton…

Të gjithë mendoni se fëmijët që kanë më shumë lodra janë më të lumtur se ata që nuk kanë? Studimi i fundit në Universitetin e Oksfordit ju vërteton të kundërtën.

Studiuesja e zhvillimit të fëmijëve Claire Lerner pohon se sa më shumë lodra të ketë një fëmijë, aq më pak luan. Shumë lodra mund të ndërhyjnë, duke çuar në një humbje të përqendrimit të nevojshëm për “të mësuarit”.

Shumë lodra inkurajojnë lojën e vetme, dhe në të njëjtën kohë shkaktojnë një ndjenjë të mbingarkesës joproduktive.

Çfarë do të thotë kjo për prindërit?

Nuk ka nevojë për stres për të marrë të gjitha lodrat që fëmija dëshiron.

Kalimi i kohës me fëmijët tuaj është shumë më i vlefshëm.

Ata që kishin më pak lodra dhe ishin pa pajisje elektronike, si tableta dhe celularë, por kishin prindër që kalonin më shumë kohë me to, dolën më mirë në shkollë dhe në shumë fusha të zhvillimit social dhe emocional, duke theksuar se vëmendja e prindërve është më e mirë se çdo lodër apo ekran.

Studiuesit kanë zbuluar se mirënjohja dhe bujaria rriten kur jepet përvoja në vend të subjektit. .

Lumturia që vjen nga përvoja e fëmijërisë është shumë më e rëndësishme sesa eksitimi i menjëhershëm mbi lodrat.

Mesazhi për prindërit është që të mos stresoheni për shkak të numrit të lodrave që ka ose dëshiron fëmija, fokusohuni në krijimin e kujtimeve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *