Presidenti Aleksandër Lukashenko ka thënë se Bjellorusia nuk dëshiron një konflikt me Poloninë, por kërkon që BE të pranojë 2000 emigrantët që përpiqen të hyjnë në Poloni nga Bjellorusia. Ky reagim ka ardhur pasi Varshava paralajmëroi se tensionet mund të rriten.
BE-ja akuzon Bjellorusinë se ka sjell qëllimisht mijëra njerëz nga Lindja e Mesme, kryesisht nga Iraku, në kufirin me Poloninë, Lituaninë dhe Letoninë, në mënyrë që ta detyrojë atë të heqë sanksionet ekonomike.
“Duhet t’u tregojmë polakëve se ne nuk jemi barbarë, nuk duam konflikt. Ne nuk kemi nevojë për një konflikt, sepse e kuptojmë se nëse do të shkojmë shumë larg, lufta është e pashmangshme. Do të ishte një fatkeqësi. Është plotësisht e qartë për ne dhe ne nuk e duam diçka të tillë”, ka thënë Lukashenko.
/Priza.al/