Debatet nuk mungojnë në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’, sidomos me hyrjen e banorëve të rinj.
Einxhel dhe Meridiani kanë patur një debat me njëri-tjetrin ditën e djeshme dhe temë e debatit ka qenë fama. Ata në fokus të debatit kanë patur banoren e re të ‘BBV’ Antonelën.
Teksa Einxhel po thoshte se nuk e njeh si Vip-e Antonelën, Meridiani iu kthye moderatores se nuk e ka parë asnjëherë si prezantuese. Sipas tij, kjo do të thotë që publiku nuk e pëlqen si njeri.
Sa për Antonelën, Mediani tha se ish-konkurrentes së “Për’puthen” iu deshën vetëm tetë-nëntë muaj për të fituar famën, që Einxhel është munduar ta marrë për vite me radhë. Einxhel u mundua të mos e jepte veten dhe i tha Meridianit se as ai nuk njihet si opinionist, përveç dy-tre rasteve që ka dalë në “Për’puthen”.
DEBATI:
Einxhel: Unë po them është e paaftë? (flet për Antonelën)
Meridian: Është ndër njerëzit më të komentuar që kur ka filluar ‘Për’puthen’.
Einxhel: Kush?
Meridian: Antonela.
Einxhel: Edhe?
Meridian: Ça pune ke bërë ti Einxhel, se unë s’të kam parë asnjëherë në prezantim.
Einxhel: S’më ke parë ti?! Problemi yt nëse s’më ke parë.
Meridian: Edhe ai është problemi yt që ti nuk e di se çfarë ka bërë ajo.
Einxhel: Vetëm në ‘Për’puthen’ të kam parë ty duke dhënë opinion.
Meridian: Aq vëmendje sa ke fituar ti në gjithë këto vite dhe ndjekës, ajo e ka fituar për nëntë, tetë muaj. Kjo do të thotë që është person që e do publiku. Se një njeri që nuk e do publiku nuk shkon 300 mijë ndjekës për tetë muaj.
Einxhel: Meridian, nuk më hyn në punë fare.
Meridian: Është njeriu që krijon gjithë kohës konflikt.
/Priza.al/