Ndërtimi i HEC-ve, banorët e Kaçinarit organizuan 16 protesta në 2 vitet e fundit

16 protesta në 2 vite janë bërë për kundërshtimin e hidrocentraleve.

Banorët e njësisë administrative Kaçinar kanë kundërshtuar ndërtimin e 5 Heceve në zonën e tyre. Ditën e sotme janë paraqitur pranë gjykatës së Lezhës, ku kanë dhënë pretendimet e tyre se janë falsifikuar firmat.

Nga ana tjetër, avokatët e çështjes u shprehën se ka patur shkelje të procedurave ligjore dhe se do të ndiqen penalisht personat që kanë falsifikuar firmat apo kanë shkelur ligjin.

Nga ndërtimi i këtyre 5 hidrocentraleve, preken 7 fshatra në njësinë administrative Kaçinar dhe rreth 2000 banorë.

/Burimi: TCH/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *