Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Britani ku një gazetare e rrjetit BBC është gjetur e vdekur në dhomën e saj të hotelit. Kate Mitchell, punonte për degën e bamirësisë të rrjetit televiziv shtetëror BBC, Media Action.
Mitchell u gjend e vdekur të shtunën, pas çaste pasi në dhomën e hotelit u aktivizua sistemi i alarmit. Dritarja e dhomës së saj në katin e tetë ishte e thyer dhe trupi i një burri që kishte qenë më herët me të u gjet përtokë jashtë hotelit.
Këto detaje janë bërë publike për mediat nga ana e autoriteteve policore vendase.
“Ne jemi ende duke hetuar për deri tani duket se burri është hedhur nga dritarja e katit të tetë pasi ka vrarë britaniken”, tha drejtuesja e policisë së Nairobi, Augustine Thumbi, për rrjetin AFP.
Mitchell punonte prej 14 vjetësh për organizatën dhe kohët e fundit kishte qenë drejtuese projekti në kryeqytetin e Etiopisë, Addis Ababa. Ende nuk ka një motivë të saktë për ngjarjen, megjithatë policia është duke vijuar me hetimet deri në zbardhjen e plotë tëngjarjes.
/Burimi: BBC/ Priza.al/