Semi Jaupaj është njëra prej konkurentëve të BBV, e cila është përfolur mjaft për lidhjen e saj që ka patur me këngëtarin Bojken Lako, por tashmë ato nuk janë më bashkë, dhe për këtë gjë ajo e ka folur dhe brënda shtëpisë .
E pyetur nga banorët, ajo ka sqaruar se gjithçka është mbyllur dhe se të dy mbajnë raporte shumë të mira dhe kontaktet mes tyre nuk janë ndërprerë.
Sot si cdo ditë tjetër që në sfondin e shtepisë së BBV kishte muzikë, por në një moment në sfond u dëgjua edhe njëra nga këngët e këngëtarit, kompozitorit Bojken Lako, ku menjëherë ishte Semi ajo që e ngriti zërin e muzikës dhe shfaqi lumturi duke shijuar dhe kërcyer me muzikën e ish bashkëjetuesit të saj.
Ende nuk e dimë se përse Semi shafqi kaq lumturi kur e dëgjoi këngën e tij në sfond. Mos vallë, Bojken Lako do të jetë pjesë e BBV dhe Semin e ka lumturuar kjo gjë dhe ne se dimë?
/Priza.al/