Presidenti Ilir Meta ka zbuluar se Lulzim Basha i ka kërkuar në Gjermani, me lot në sy që ai të anulojë zgjedhjet vendore të 30 qershorit të vitit 2019. Kjo për faktin sipas Metës, pasi ai kishte thirrur një protestë më datën 8 qershor, në të cilën ishte parashikuar se do të kishte dhunë dhe konflikti mund të përshkallëzohej.
Meta shtoi se Basha i ka kërkuar anulimin e dekretit me qëllim zbutjen e revoltës popullore, pasi mund të percipitonte në dhunë të ashpër, për të cilën Basha do të ishte përgjegjës.
Presidenti Ilir Meta tha sot në një konferencë për mediat se anulimi i zgjedhjeve nga ana e Lulzim Bashës i shërbente Edi Ramës dhe se Basha nuk e ka mbështetur asnjëherë.
Duke iu përgjigjur akuzave të bëra ditët e fundit nga kryetari i PD, Kreu i Shtetit theksoi se bojkoti i zotit Basha ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të PS-së të cilët organizuan zgjedhjet antikushtetuese dhe të paligjshme të 30 qershorit. Sipas Metës, Lulzim Basha nuk i shërbeu aspak, jo vetëm vendit, por edhe opozitës duke e përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore.
“Bojkoti i Bashës që e kishte kërkuar vetë ishte në sinkron të plotë me bojkotin e 4 anëtarëve të KQZ-së të caktuar nga PS. Lulzim Basha nuk i shërbeu as vendit as opozitës duke përjashtuar totalisht nga qeverisja vendore, ai nuk e mbështeti pesidentin e Republikës në zbatimin e dekretit, por mungesa e kësaj, u përdor nga mazhoranca edhe nga Komisioni hetimor dhe nga Venecia për të treguar se presidenti nuk donte të bënte zgjedhje. Basha mbështeti kreun e Rilindjes edhe për kapjen e pushtetit lokal. Me veprimet e tij mbështeti kreun e Rilindjes me sulme ndaj presidentit. Nuk e respektoi as Lulzim Basha dekretin për zgjedhjet e 13 tetorit. Me mosparaqitjen u vendos hapur kundër institucioneve të presidenti, me sulmin e tyre edhe për grabitjen e këtij institucioni”, tha Meta.
Gjithashtu Presidenti thotë se Lulzim Basha nuk ka denjuar të regjistrohet në KQZ për zgjedhjet vendore të 2019, të cilat u zhvendosën më 13 tetor me dakordësinë e tij.
“Presidenti pas vlerësimit të rrethanave pak minuta para fillimit të protestës së opozitës bëri publik vendimin e tij për të shfuqizuar dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit për anulimin e tyre. Presidenti me autoritetin e tij kushtetues pas analizoi situatën e krijuar në vend mori këtë vendim për ti dhënë një rrugëdalje Bashës dhe opozitës por edhe të gjithë aktorëve politik në vend për të dialoguar për një datë për zgjedhjet. Ku vendim nuk ishte lehët për mua aq më tepër, dhe aq më tepër me kryeministrin i cili nuk mund të ishte i lumtur për një vendim të tillë. Të mos harrojmë që në të 7 protesta e mëparshme dhjetëra qytetarë kishin pësuar lëndime të rënda. Pas anulimit të 30 qershorit bëra përpjekje në mënyrë që të caktonim një datë të re ku të merrnin të gjitha forcat politike pjesë. Presidenti më pas miratoi dekretin për përcaktimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Pas dekretimit veprimi më minimal që duhet të kryente Basha ishte të paraqiste në KQZ kërkesën për regjistrimin e zgjedhjeve të 13 tetorit. Por çfarë ndodhi realisht? Rezulton zyrtarisht nga KQZ se Basha dhe PD nuk kanë bërë asnjë kërkesë zyrtare pranë KQZ për tu regjistruar si subjekt konkurrues”, tha Meta.
/Priza.al/