10-vjeçari shqiptar Mattias u vra nga babai në Itali, daja i të miturit hyn në spital me armë dhe..

Katër ditë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Italinë, ku babai vrau me duart e tij djalin 10-vjecar të quajtur Mattias, i ardhur në jetë nga martesa me një grua shqiptare, Mariola Rapaj.

Autori i  krimit mizor, Mirko Tonkow, 44-vjeç me origjinë polake, kishte një urdhër për ndalim afrimi ndaj familjes së tij. Ai ishte i shtruar në spital në Romë nga Covidi por u arratis që aty dhe shkoi në shtëpinë ku fëmija jetonte me nënën e tij, në Vetralle. Në banesë ishte vetëm 10-vjeçari të cilin ai e vrau duke i prerë fytin me thikë pa arsye konkrete.

Nëna e tij, Mariola Rapaj, një 32-vjeçare shqiptare e gjeti të birin duke vdekur kur u kthye në banesë nga puna, rreth orës 15.30 teksa Tonkov ishte në dhomën tjetër në gjendje të pavetëdijshme.

Ndërkaq sot, daja i 10-vjeçarit shqiptar të vrarë nga babai i tij, ka hyrë i armatosur në spitalin ku ndodhej polaku Mirko Tomkow dhe tentoi ta vriste atë.

“Më thuaj ku është Mirko, që ta vras menjëherë”, u tha daja i vogëlushit rojeve të sigurimit të spitalit, të cilët menjëherë u detyryan që të lajmëronin policinë.

Sipas mediave vendase mësohet se daja i Mattiasit u rrethua dhe u çarmatos nga efektivët, të cilët më pas e dërguan në komisariat për ta marrë në pyetje.

Kush është Mirko Tomkow?

Në zonën e Cura di Vetralla, pas tragjedisë ka rënë heshtja. Disa e përshkruajnë Mirko Tomkow si “një tip i vetmuar dhe i heshtur”, por gjithashtu i aftë për shpërthime të papërmbajtshme “sidomos pas pijes”. E tregojnë personat që dëshmuan daljet e tij para kishës Santa Maria del Soccorso, në sheshin ku Mattias ecte me dajën e tij pasdite. Dyzet e katër vjeçari punonte si punëtor në kantieret e ndërtimit në zonën e Viterbos, por kohët e fundit kishte vështirësi për të përballuar jetesën. Në fund të tetorit ai ishte infektuar me Covid, një tjetër goditje pas ndarjes nga bashkëshortja Marjola si dhe nga ana tjetër varësia ndaj alkoolit.

Hipoteza e hakmarrjes

Pas tragjedisë së pashpjegueshme, hetuesit përpiqen të rreshtojnë ato pak sende që kanë në dispozicion në përpjekje për të përcaktuar motivin kriminal. Me kalimin e orëve, hipoteza e një hakmarrjeje personale të krijuar nga Tomkow kundër gruas së tij merr formë. Marjola, nëna e Matias, kishte denoncuar bashkëshortin për abuzim në familje. Në fillim të nëntorit, gjykata e Viterbos e kishte njoftuar dyzet e katër vjeçarin se i ndalohej afrimi me fëmijën dhe partneren e tij. Një ndarje e detyruar që Tomkow duhej ta pranonte, pavarësisht se vazhdonte të ndante foto familjare në rrjetet sociale. Javët e fundit, përpara se urrejtja të kthehej në gjak. Pasi vrau djalin e tij, autori i dyshuar tentoi t’i merrte edhe vetes jetën.

Nëna e fëmijës

“Ai ishte atje në shtrat me gjak mbi të … Unë jam pa fjalë, nuk kam menduar kurrë diçka të tillë.” Këto janë fjalët e para, sipas nënës së Matias, Marjola. Gruaja e shtruar në gjendje shoku në spitalin Belcolle në Viterbo kishte lajmëruar 118 pasi kishte gjetur trupin e pajetë të djalit të saj të vogël në dhomën e gjumit. Në një dhomë tjetër të së njëjtës banesë në via Luzi, në Cura di Vetralla, ndodhej edhe bashkëshorti i saj pa ndjenja.

/Burimi: dailyitalianews/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *