Sipas një sondazhi të ri, aktori Matthew McConaughey mund të mposhtë qoftë republikanin aktual, Greg Abbott, qoftë kandidatin demokrat, Beto O’Rourke, në një garë ballë për ballë për zyrën e guvernatorit të Teksasit.
Sondazhi nga Universiteti i Teksasit dhe Dallas Morning News zbuloi se ylli hollivudian do të fitonte në balotazh ndaj cilit do prej dy kandidatëve tjerë, derisa në një garë treshe i pari do të dilte guvernatori i tanishëm.
McConaughey, i cili jeton në Austin, ka njoftuar lidhur me kandidimin e tij për guvernator për muaj të tërë, por nuk ka thënë nëse do ta bënte si republikan, demokrat apo me një parti të tretë.
52-vjeçari i mban pikëpamjet e tij politike për vete, mirëpo deklarimet e mëparshme sugjerojnë se ai është i moderuar deri në prirje konservatore.
Në sondazhin e ri, të anketuarit janë pyetur për një garë hipotetike midis Abbott dhe McConaughey dhe ata e kanë preferuar aktorin me 43 për qind ndaj 35 për qind për guvernatorin aktual, derisa pjesa tjetër thanë se nuk ishin të sigurt.
Të pyetur për një garë ndërmjet McConaughey dhe O’Rourke (i cili së fundmi njoftoi për synimin e tij për të kandiduar në vitin e ardhshëm), fituesi i Oskarit mbizotëroi me 49 për qind ndaj 27 për qind (pjesa tjetër nuk ishin të vendosur).
Të pyetur nëse duan që aktori të kandidonte për guvernator, 40 për qind thanë ‘PO’, 33 për qind kundërshtuan, derisa pjesa tjetër thanë se nuk kishte rëndësi për ta.
/Burimi: DailyMail/ Përshtati: Priza.al/