Një plagosje ka ndodhur sot në kryeqytet, pas një sherri mes vëllezërve. Rreth orës 13:30, në rrugën ‘Hysen Xhura’, janë konfliktuar për motive të dobëta dy vëllezër me njëri-tjetrin.
Një 12-vjeçar ka goditur me thikë të vëllanë me inicialet S. O., 17 vjeç. Ky i fundit është dërguar për ndihmë mjekësore në spital, dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Si pasojë e konfliktit, një shtetas i mitur 12-vjeç, ka dëmtuar me mjet prerës vëllain e tij me iniciale S. O., 17 vjeç, i cili u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, dhe ka nisur hetimet”.