“Aman të lutem të shtyhen zgjedhjet”/ Meta: Basha ka qenë me muaj të tërë te shtëpia ime, Berisha vetëm njëherë!

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur edhe njëherë akuzave të kryedemokratit Lulzim Basha i cili tha se kreu i shtetit është pjesë e ‘Trekëndëshit të Bermundës’ së bashku me Ramën dhe Berishën. Lidhur me këto akuza, Presidenti tha i habitur se kujtonte që akuzat e Bashës, ishin për deputetin socialist të Vlorës, Ilir Metajn.

Më tej, Meta ka treguar për raportet e mëhershme me kryedemokratin ku tha se Basha me muaj të tërë e vizitonte shtëpinë e Presidentit së bashku me familjen. Ndërsa edhe njëherë kreu i shtetit tha se për zgjedhjet vendore, Basha i është lutur që ta shpëtonte dhe zgjedhjet të shtyheshin.

“Berisha vetëm një herë ka qenë në shtëpinë time. Basha, nëse do t’i numëroja ditët ka qenë me muaj të tërë, me familjen, me vajzat, më shume se kushdo politikan tjetër në shtëpinë time. Kur dëgjova para pak kohësh për herë të parë z.Basha mendova mos e kishte me deputetin socialist të Vlores, Ilir Metaj. Unë nuk kam patur dhe nuk kam asnjë hall, ndaj nëse ngelem në doren e z.Basha për të zgjidhur hall, askënd mos e zëntë halli në këtë botë. Për zgjedhjet vendore, Basha më është lutur! “Aman të lutem më shpëto!”. “Aman të lutem të shtyhen zgjedhjet!”. Më erdhi shumë keq për gjendjen ku ndodhej. Erdhi në Gjermani, ku unë ndodhesha për vizitë zyrtare, sepse gjermanët e thirren dhe i tërhoqen veshin: “Nuk duam asnjë shashkë!”, “Nuk duam më dhunë në mitingje!”. Pse? Sepse gjermanet kishin vullnetin të na ndihmonin për hapjen e negociatave me BE.”-tha Meta.

Më tej Meta tha se është i hapur për të bashkëpunuar me PD-në si një ish-student i Lëvizjes së Dhjetorit, edhe pse bindjet e dij ku përputhen me të djathtën.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *