Komisioneri për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit, Oliver Varhelyi ka reaguar pas aksidentit tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari. Ai shpreh ngushëllimet për humbjen e jetëve. Ndër të tjera, Varhelyi thotë se mendimet e tij shkojnë për familjarët dhe miqtë e viktimave që ndërruan jetë mëngjesin e sotëm.
“Lajm i tmerrshëm për aksidentin tragjik të autobusit në Bullgari në orët e para të mëngjesit. Mendimet dhe ngushëllimet e mia janë me familjet dhe miqtë e atyre që vdiqën, si dhe me njerëzit dhe autoritetet e Maqedonisë së Veriut. Duke ju uruar shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruan Varhelyi.
Edhe presidentja e KE-së Ursula von der Leyen ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të viktimave. Përmes një postimi në ‘Twitter’ ajo shkruan se Evropa qëndron në solidaritet me ju.
Postimi i plotë
Ngushëllimet e mia më të thella për familjet dhe miqtë e atyre që humbën jetën në aksidentin tragjik të autobusit mbrëmë në Bullgari. Edhe të lënduarve u uroj shërim të shpejtë. Në këto kohë të tmerrshme, Evropa qëndron në solidaritet me ju.
/Priza.al/