“Mendoj se është faji i shoferit”/ Dëshmia e parë nga aksidenti në Bullgari: Ai ngatërroi rrugën dhe ktheu timonin fort

Sekretari i Këshillit të Sigurisë Rajonale të Pernikut, Vasko Pirgov u shpreh se është “një pamje e papërshkrueshme”. Vasko Pirgov, nga administrata rajonale e Pernikut, është një nga të parët që ka mbërritur në vendin e aksidentit tragjik me 46 viktima në autostradën e Strumës.

Para tij ishin vetëm policia dhe zjarrfikësit.

“Unë mendoj se është faji i shoferit. Një gomë e përparme djathtas ka goditur një tabelë që është hedhur 45 metra. Ka derdhje karburanti”, ka shpjeguar Pirgov.

Sipas tij, autobusi duke dalë në autostradën e Strumës, është ndalur në një pikë karburanti. Rezulton se autobusi ndaloi për një tualet atje.

“Ne përjashtojmë që shoferi të ketë qenë në gjumë. Nga pika e karburantit në vend është rreth 20 minuta. Mendoj se ai ngatërroi rrugën, ktheu timonin fort, futi gomën e përparme në tabelë dhe ja ku ndodhi tragjedia. Autobusi ka marrë flakë nga përpara. Ata që ishin mbrapa thyen xhamin e pasëm dhe u larguan”, shpjegoi Pirgov.

Kryetari i Sindikatës së Mësimdhënies së Automjeteve Jonko Ivanov ngriti zërin pas aksidentit të tmerrshëm në Bullgari ku një autobus maqedonas shpërtheu në flakë pas përplasjes me bordurën anësore dhe shpërtheu në flakë duke i marrë jetën 46 personave.

“Duhet të ishin dy shoferë ”, eksperti bullgar: Policia të mos fshihet shkurreve

Në kanalin “ON AIR”, Jonkov këmbënguli se duhej të kishte të paktën dy shoferë në autobus në mënyrë që të drejtohej sa më mirë. Ai kërkoi llogari nga policia dhe shteti për neglizhencën e treguar ndaj sigurisë rrugore.

Është autostradë me shpejtësi 120 km/h maksimale. Ku janë 3 autobusët e tjerë, a nuk udhëtojnë dhe kalojnë bashkë kufirin? është ose rruga, autobusi, ose shoferi, njëra nga këto kombinime ka shkaktuar tragjedinë. Duhet të kishte dy shoferë në autbous për të hyrë në Bullgari. A është verifikuar koha që kanë pushuar? Ai (shoferi) ka hyrë në Bullgari në orën 10:00 dhe udhëton përshkon një rrugë tëgjatë, ndalon për një orë për të pushuar. Dhe të gjithë njerëzit zbritën poshtë, që do të thotë se askush nuk ka fjetur në këtë kohë. Në vend që policia të fshihet në shkurre, ata mund të ishin gjatë mbrëmjes në vendngjarje, ku ka rrezik të madh. Njerëzit po vdesin nga pakujdesia e politikanëve për ccështjen e sigurisë rrugore.  Ata nuk kërkojnë ndihmë nga ekspertët, ata kanë përgjegjësi. Ku është ‘Administrata e Automobilëve’ për të kryer kontrollin në kufi. Duhet të krijohet një komision i përbashkët dhe hetimi nuk të zgjasë shumë përderisa janë prekur të dyja vendet”, u shpreh eksperti i sigurisë rrugore Jonko Ivanov.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *