Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në Beograd të Serbisë ditën e sotme ku 2 persona gjetën vdekjen dhe 15 të tjerë janë plagosur.
Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 14:00 në fabrikën ‘EdePro’ të armëve në Leshtane të Beogradit. Ekipet e kërkim-shpërthimit janë vënë në kërkim të disa personave që po konsiderohen të zhdukur.
Një punonjës ka mbetur i ngujuar, por ishin ekipet e zjarrfikësve që e nxorën. E sipas dëshmitarëve në atë pjesë të Beogradit është ndjerë një shpërthim i fuqishëm.
Madje disa shtëpive u janë thyer xhamat nga detonimi që tronditi banorët e Beogradit të Serbisë. Deri më tani shkaqet janë të panjohura, e mediat serbe raportojnë se rrjedhja e një derivati shkaktoi zjarrin.
/Priza.al/