Agron Shehaj konfirmoi firmat/ Dy degët e PD japin deklaratë: Ai as që i njeh anëtarët e bazës

Dega 5 dhe 7 e Partisë Demokratike në Tiranë kanë reaguar në lidhje deklaratën e deputetit të PD-së Agron Shehaj, i cili informoi mbi firmat e depozituara nga delegatët e Kuvendit Kombëtar, mbështetës të Sali Berishës.

Dy degët e PD-së e cilësojnë si një show mediatik dhe pretendetohet se Shehaj ka bërë gjithçka vetëm për protagonizëm personal, duke pretenduar se ai as që i njeh anëtarët e bazës, të cilët nuk i ka takuar që prej ditës së zgjedhjeve.

DEKLARATË E PERBASHKËT E DEGËVE 5 DHE 7 TË PARTISË DEMOKRATIKE TIRANË

Show mediatik i Agron Shehajt me demokratët konfirmoi se interesi i tij i vetëm është protagonizmi personal. Agron Shehaj dështoi të verifikojë firmat e demokratëve, sepse ai as nuk e njeh bazën e partisë, as nuk e respekton atë. Si drejtues politik i degëve 5 dhe 7 në Tiranë, Agron Shehaj nuk ka bërë asnjë takim me demokratët që prej ditës që u zgjodh deputet. PD në degën 5 dhe 7 në Tiranë e kudo ka vendosmërinë për të mos lënë demokratët në baltë dhe të mos lejojë nëpërkëmbjen e dinjitetit të tyre. Ne jemi në krah të demokratëve dhe interesit të Shqipërisë, me misionin e vetëm për rrëzimon e regjimit të Edi Ramës dhe rikthimin e PD në pushtet.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *