Vrasja e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt/ GJKKO shtyn afatin e hetimit ku përfshihen Emiliano Shullazi dhe Lulzim Berisha

Gjykata e Posaçme vendos të shtyjë me 2 muaj e 15 ditë, afatin e hetimit ndaj të akuzuarve për vrasjen e Klodian Saliut dhe Vajdin Lamajt, në shkurtin e vitit 2005.

Për dy vrasjet e bujshme po hetohen nga SPAK disa persona.

Ata janë Emiliano Shullazi, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Taullai, Indrit Rusi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.

Ka qenë dëshmia e Luftar Reçit, i penduari i drejtësisë që çoi në zbulimin dhe zbardhjen e plotë të dy ngjarjeve të rënda kriminale të 15 viteve më parë, ku në dy atentate mafioze u ekzekutuan Klodian Saliu, si dhe biznesmeni Vajdin Lamaj me mikun e tij, Artan Arsi.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *