Bilanci i Covid19/ Rriten rastet e reja, ja sa persona kanë humbur jetën

Ministria e Shëndetësisë raportoi sot se 3960 testime kanë rezultuar 556 qytetarë të infektuar dhe janë shënuar 4 humbje jete dhe 698 të shëruar në 24 orët e fundit.

Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë ndërkohë janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Njoftimi i MSH-së:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve.

Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 3960 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 556 qytetarë, në këto bashki: 220 në Tiranë, 31 në Fier, Elbasan, 21 në Durrës, 20 në Shkodër, 18 në Sarandë, 17 në Gjirokastër, 15 në Kamëz, Berat, 14 në Lushnje, Mallakastër, 11 në Skrapar, 10 në Vlorë, Pogradec, 8 në Përmet, 7 në Pukë, 6 në Kurbin, Kuçovë, 5 në Divjakë, Këlcyrë, Korçë, Gramsh, 4 në Lezhë, Kavajë, Libohovë, Tepelenë, Dimal, 3 në Mirditë, Mat, Patos, Selenicë, Cërrik, Librazhd, 2 në Shijak, Vorë, Himarë, Memaliaj, Poliçan, Peqin, 1 në Vau i Dejës, Malësi e Madhe, Kukës, Has, Tropojë, Krujë, Rrogozhinë, Dibër, Bulqizë, Delvinë, Dropull, Belsh.

Janë 7,847 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 4 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Një qytetar nga Përmeti 60 vjeç, një qytetar nga Fier 65 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 78 dhe 81 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 698 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 186,267 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (23 Nëntor 2021)

Raste të reja ditore 556
Të shëruar në 24 orë 698
Të shtruar në spitale 150
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 3,960

Testime totale 1,376,320
Raste pozitive 197,167
Raste të shëruara 186,267
Raste Aktive 7,847
Humbje jete 3,053

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 4,234
Fier 636
Gjirokastër 545
Shkodër 464
Berat 458
Durrës 388
Elbasan 361
Vlorë 254
Korçë 211
Lezhë 170
Dibër 65
Kukës 61

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *