Të shtëna me armë në Orikum, plagoset me tytën e pistoletës në kokë një 37-vjeçar

Disa krisma armësh kanë prishur qetësinë e kësaj mbrëmjeje vjeshte në Orikum të Vlorës, si dhe kanë ngritur në këmbë policitë e qytezës dhe të Vlorës.

Një konflikt ka ndodhur këtë mbrëmje në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum, ku nga sherri ka pasur edhe një të lënduar. Dy persona dyshohet se janë konfliktuar mes njëri-tjetrit pas debateve verbale, të cilat besohet se kanë nisur ditë më parë.

Një person, i identifikuar si E.Sh., 37 vjeç, ka mbetur i plagosur me plagë në kokë dhe mësohet se është transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 37-vjeçari është goditur me tytën e pistoletës në kokë. Nga të njëjtat burimet konfirmohet se, në vendngjarje janë gjendur edhe gëzhoja si dhe është folur edhe për të shtëna me gjasë në ajër.

Por personi në fjalë i plagosur në kokë s’ka asnjë plagë nga plumbi në trup. Pasi ka marr mjekime në infermierinë në Orikum, ai është shoqëruar në komisariatin e policisë për sqarime të mëtejshme rreth ngjarjes.

Nga ana tjetër, policia e Vlorës ka ngritur postblloqe policore tek zona e Kalasë në Ujin e Ftohtë, pasi dyshohet se autori apo autorët, janë larguar në këtë zonë.

Vlorë/ Informacion paraprak

“Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se  si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet  me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave  të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *