‘Open Balkan’ mbahet sot në Beograd, Rama merr pjesë online

Ditën e sotme do të zhvillohet në Beograd konferenca e radhës për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Mbledhja do të mbahet në parlamentin serb në Beograd ku do të marrë pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.

Në parlamentin serb nuk do të jenë të pranishëm të gjithë pasi kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online.

Liderët e Ballkanit janë shprehur se kjo nismë synon stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajon.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *