Ditën e sotme do të zhvillohet në Beograd konferenca e radhës për nismën ‘Ballkani i Hapur’. Mbledhja do të mbahet në parlamentin serb në Beograd ku do të marrë pjesë edhe i dërguari i BE-së Miroslav Lajçak.
Në parlamentin serb nuk do të jenë të pranishëm të gjithë pasi kryeministri Edi Rama, i dërguari i SHBA-së për Ballkanin Gabriel Escobar dhe zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut Nikola Dimitrov do t’i bashkohen konferencës online.
Liderët e Ballkanit janë shprehur se kjo nismë synon stabilitetin, bashkëpunimin dhe prosperitetin në rajon.
/Priza.al/