VIDEO/ Fifi ra pa ndenja në tokë! Banorët kërkuan largimin e saj nga shtëpia, por produksioni ja lë ‘fjalën e fundit’ mjekëve

Në shtëpinë e ‘Big Brother Vip’ mbrëmjen e kaluar këngëtarja e njohur Filloreta Raçi ose ‘Fifi’ nuk është ndjerë mirë. Banorët e tjerë kanë kërkuar një ndihmë të shpjet që të vijnë një ambulancë pasi Fifi ka rënë në tokë pa  ndjenja.

E gjithë kjo ndodhi në momentin që ishte në lidhje të drejtpërdrejtë me spektaklin e moderuar nga Arbana Osmani. Fillimisht Fifi nisi të debatonte me opinionisten Balina Bodinaku dhe kërkoi të linte shtëpinë.

Pas kësaj situate Fifi është pyetur nga moderatorja nëse ka vendosur që të largohet apo jo nga shtëpia e Big Brother Vip. Këngëtarja ka marre Live vendimin se do të vazhdojë lojën në shtëpinë më të famshëm.

Arbana bën me dije se pas spektaklit Fifi do t’i nënshtrohet një kontrolli nga ana mjekësore dhe ana psikologjike nëse Fifi do jetë në gjendje ta përballoje bashkëjetesën në shtëpi me banorët e tjerë. Pas konsultave pritet që Vëllai i Madh të japë vendimin.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *