Ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Argjendi Rraci ka pësuar një aksident të rëndë ditën e sotme. Ai po udhëtonte nga Kosova për në Tiranë. Aksidenti ka qenë aq i fortë sa mund edhe të kishte rezultuar fatal.
‘Siç isha më së miri duke i dhënë makinës fillon dhe merr drejtim anash. Se dija çpo ndodhte veç tmerrohesha se përplasej sa në një anë sa në anën tjetër të rrugës. Më vonë u konstatua se goma e makinës para kishte dal nga vendi, Për pak sekonda pashë vdekjen me sy. Ishte vërtetë shumë keq’- ka thënë Argjendi.
Argjendi ka thënë më tej se ka lëndime në trup, por jo shumë të rënda, por shton se është frikësuar shumë.
/Burimi: Gazeta Shqip/