‘Luftë’ me të gjithë/ Kryedemokrati Basha nuk i ndahet as kryebashkiakut Veliaj, paraqitet në GJKKO për padinë e shpifjes

Nuk është vetëm “Trekëndëshi i Bermudës” ai që po i merr kohë dhe energji në luftën e tij politike, por duket se edhe një tjetër personazh i mbetur jashtë tij, është gjithsesi një problem për kryedemokratin Lulzim Basha.

Ky i fundit sot është paraqitur në zyrat e Gjykatës së Posaçme GJKKO, për seancën e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.

Lajmi është konfirmuar për mediat, nga burime pranë PD-së. Po sipas të njëjtave burime, Basha ka kërkuar vazhdimin e seancës dhe nuk ka pranuar pajtimin me kryebashkiakun aktual.

Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD-së ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes, pas ndryshimit të gjyqtares dhe për të vijuar kështu këtë proces.

Kujtojmë se 4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO, është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj zyrtarëve të lartë.

/Burimi: BW/ Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *