Nuk është vetëm “Trekëndëshi i Bermudës” ai që po i merr kohë dhe energji në luftën e tij politike, por duket se edhe një tjetër personazh i mbetur jashtë tij, është gjithsesi një problem për kryedemokratin Lulzim Basha.
Ky i fundit sot është paraqitur në zyrat e Gjykatës së Posaçme GJKKO, për seancën e radhës ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e akuzon për shpifje.
Lajmi është konfirmuar për mediat, nga burime pranë PD-së. Po sipas të njëjtave burime, Basha ka kërkuar vazhdimin e seancës dhe nuk ka pranuar pajtimin me kryebashkiakun aktual.
Pas ndryshimit të gjyqtares që kishte në dorë padinë penale të Bashës ndaj Veliaj, kreu i PD-së ka shkuar në seancë për të shmangur pezullimin e çështjes, pas ndryshimit të gjyqtares dhe për të vijuar kështu këtë proces.
Kujtojmë se 4 muaj më parë, Gjykata e Lartë njoftoi se GJKKO, është kompetente për shqyrtimin e të gjitha akuzave penale të ngritura ndaj zyrtarëve të lartë.
/Burimi: BW/ Priza.al/