Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim ishte e pranishme ditën e sotme në konferencën që u zhvillua kundër pastrimit të parave dhe krimit kibernetik dhe gjatë fjalës së saj ka deklaruar ditën e sotme se mënyra e vetme për të luftuar krimin është që institucionet të jenë të pavarura.
Ajo theksoi se Shqipëria ka punuar shumë në luftën kundër krimit por ka ende punë për të bërë, pasi ky është vetëm fillimi dhe të gjitha institucionet si prokurorët, gjyqtarët e policia duhet të bëhen bashkë kundër korrupsionit.
Fjala e Kim:
“Soreca tha se sa kritike është llogaridhënia dhe sigurimi se ndihma që secili prej nesh mund të japë, e bëjnë këtë një mënyrë për të ndihmuar Shqipërinë shumë pranë familjes europiane. Në fakt të gjithë kërkojmë një Shqipëri ku të gjithë të jenë të sigurt dhe mbron qytetarët e saj. Njerëzit e ndershëm dhe punëtorë shkurajohen kur shohin se krimi i organizuar nuk kontrollohet. E ardhmja e ndritur e Shqipërisë mbështetet tek qytetari i zakonshëm që beson se sistemi nuk është i ndërtuar kundër tyre. E vetmja mënyrë për të luftuar krimin korrupsionin është të kemi institucione të pavarura. Policia, prokurorët gjyqtarët dhe politikanët duhet ti rezistojnë korrupsionit. Në vitin 2021 që nga largimi i gjyqtarëve të korruptuar deri tek arrestimi i politikanëve ka arritur shumë. Ky është vetëm fillimi, në po shohim një epokë të re. Ekziston ndjesia se pandëshkueshmëria mundet. Shqipëria është një rrugë kyçe në trafikun e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore. Sipas UNODC rreth 60-65 ton heroinë kontrabandohen në rajon gjatë vitit, kjo nuk është vetëm për Shqipërinë, por për të gjithë rajonin. Numri i emigrantëve të paligjshëm gjithashtu është rritur. Me rritjen e trafikimit të qenies njerëzore ka edhe rrezik. Krimi i dhunshëm shpesh lidhet me krimin e organizuar. Unë kam parë se çfarë mund të bëjë Shqipëria dhe udhëheqësit shqiptare kur e ndajnë mendjen për të luftuar”, tha më tej Kim.
/Priza.al/