FOTO/ Nis rrafshimi i ndërtimeve pa leje në ‘Pyllin e Sodës’, IKMT zbarkon në Vlorë dhe ‘godet’ 10 objekte  

Ditën e sotme Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka nisur një aksion për prishjen e 10 ndërtimeve pa leje, në zonën e “Pyllit të Sodës”, në Vlorë.

Objektet pa leje që do të prishen janë një dhe dy katëshe.

Aksioni i cili është mbështetur dhe nga forcat e policisë, ka nisur nga zona e TEC-it, në afërsi të plazhit të Nartës dhe do të vijojë deri në plazhin e vjetër, ku do të shemben çdo objekt në zonën ranore dhe në brendësi të pyllit.

Operacioni për shembjen e ndërtimeve pa leje nisi në qershor të këtij viti dhe rifilloi në shtator përgjatë gjithë vijës bregdetare.

Aktualisht veç zonave bregdetare po shemben objekte pa leje edhe përgjatë akseve kombëtare.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *