Çështja ‘Shullazi’ shkakton debate në GJKKO/ Avokatët braktisin seancën

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm ka pasur debate për çështjen e Emiljano Shullazit. Avokatët e të pandehurit kanë braktisur seancën. Nga ana tjetër, Gjykata ka thënë se avokatët kryesisht nuk paraqiten në këtë proces.

Për shkak të refuzimit, gjykata ka dhënë urdhër për gjykim pa mbrojtës, për dy të pandehurit Blerim Shullazin dhe Gilmando Dani.

Vladimir Meçe: Gjykatës nuk ishte i vërtetuar shkaku i mungesës së tij. Ndërkohë e vërteton institucioni. Në shkallë të parë të dy të pandehurit kanë qenë të përfaqësuar nga avokatë të zgjedhur. Gjykata doli në përfundimin se të pandehurit kanë mundësitë financiare për të marrë avokatë, por nuk i kanë zgjedhur për të shtyrë gjykimin. Gjatë zhvillimit të seancës ka debat të gjatë për të drejtën e mbrojtjes. Lidhur me problemin e ezaurimit të listës së avokatëve, ose kanë qenë të sëmurë, njëri ka qenë me KEMP. Tjetri ka pasur djalin në gjendje shumë të keqe shëndetësore. Gjykata kishte detyrimin të zgjidhte avokatë të tjerë për të përfaqësuar dy të pandehurit. Duke dashur të transferojë përgjegjësinë tek mbrojtësit, mori këtë vendim të pashembullt, për të vijuar seancën pa avokatë mbrojtës për Shullazin dhe Gilmando Danin. Në këtë moment në sallë nuk ka asnjë avokat mbrojtës, edhe të pandehurit janë larguar. Ne jemi në shërbim të tyre, jo në shërbim të Gjykatës. Por ky vendim skandaloz, na bëri të kërkojmë përjashtimin e kësaj trupe gjyqësore.

Avokatja: Përfaqësoj Endrit Qyqen, Gjykata harron mbrojtjen e detyrueshme. Nuk dimë çfarë po ndodh në seancë? Kjo vendimmarrje nuk ka ndodhur ndonjëherë.

 Vladimir Meçe: Të pandehurit kanë shumë të burgosur, mos të harrojmë që mundësitë financiate i kanë ezauruar.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *