Një turist në një park zoologjik në Filipine u sulmua nga një krokodil të paktën 12 metra, pasi e ngatërroi atë me një “model plastik” dhe u fut pa e ditur në pishinën e tij për të pozuar për selfie.
Por duket se ishte tepër vonë për Nehemias Chipada-n, i cili vuri re se ai që ai po mendonte se ishte thjesht një “model plastik” si i gjallë, nëë fakt ishte një grabitqar i stërmadh që për pak mund ta linte fare pa një krah, ose edhe më keq.
Ngjarja ndodhi në parkun argëtues zoologjik “Amaya View” në qytetin Cagayan de Oro, pikërisht kur Nehemias kishte shkuar aty për të festuar ditëlindjen e tij me të afërmit.
Ishte pikërisht ai moment kur 68-vjeçari që po pozonte për një foto, duke mbajtur telefonin në njërën dorë me dorën tjetër në bel, ndjeu që krahun ja kapi një “morsë” e fortë që e përplasi menjëherë në ujë.
Por më pas ishin familjarët e tij që filmuan gjithë ngjarjen, por dhe dhanë alarmin tek rojtarët e parkut që të vinin të ndërhynin për të shpëtuar burrin.
Sesioni i fotove mori një kthesë të egër kur ajo që në dukje ishte një “kërpudhë”, i shndërrua befas në një krokodil 12 metra e gjatë, duke i’u hedhur në krahun e tij dhe duke e tërhequr zvarrë në ujë.
Pamjet dramatike tregojnë Nehemiasin duke bërtitur për ndihmë, ndërsa zvarraniku masiv i futi dhëmbët thellë në krahun e tij të majtë.
Ai arriti të shkëputej dhe të ikte nga bisha e stërmadhe me krahun e tij thuajse të këputur, por ende në vend, përpara se krokodili të arrinte t’ja shkëpuste atë përfundimisht nga trupi.
Ekzaminimet mjekësore zbuluan se ai kishte pësuar fraktura të kockave dhe tetë plagë që kishin nevojë për qepje në krahun e majtë dhe kofshë.
Pas incidentit, Nehemiasi i cili shkoi të mjekohej në spital pasi i mbijetoi sulmit të krokodilit, bashkë me familjarët e tij fajësuan parkun argëtues për mosvendosjen e tabelave që i paralajmëronin ata të qëndronin larg zvarranikut vdekjeprurës.
/Burimi: Daily Mail/Përshtati: Priza.al/