Çështja ‘Sextape’/ Benzema nuk ia hedh ‘paq’, dënohet me burg dhe gjobë

Sulmuesi francez Karim Benzema është dënuar me një vit burg me kusht për çështjen “sextape”. Sulmuesi i Real Madrid është shpallur fajtor për tentativë zhvatje ndaj ish shokut të skuadrës Mathieu Valbuena, i cili ishte i përfshirë në një video hot. Gjykata tribunale në Francë ka dënuar sulmuesin edhe me 75 mijë euro gjobë.

File Photo Of France's National Soccer Team Players Mathieu Valbuena And Karim Benzema Attending A Training Session In Clairefontaine, Near Paris

Benzema nuk ishte i pranishëm gjatë seancës gjyqësore pasi ishte i grumbulluar me ekipin e Real Madrid për sfidën e Champions League kundër Sheriff.

Gjatë seancave gjyqësore, sulmuesi është përpjekur përmes avokatëve të tij të mbrojë pafajësinë, teksa akuzat i kushtuan qëndrimin jashtë kombëtares franceze derisa trajneri Deschamps vendosi në fund të sezonit të kaluar ta thërriste sërish për në “Euro 2020”.

Noël Le Graët, presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, paralajmëroi tashmë tri javë më parë se vendimi i gjyqtarit nuk do të ndikonte në karrierën e tij sportive me Francën, kështu që Karim do të luajë Botërorin e tij të dytë në Katar.

Prokuroria kërkoi dënimin më të ulët të mundshëm me burg ndaj yllit të Real Madridit, por dënimin më të rëndë ekonomik me argumentin se sulmuesi duhet të ketë një qëndrim shembullor për shkak se imazhi i tij ndikon në shoqëri. Benzema është i vetmi që nuk u akuzua për shantazh dhe mbi të cilin rëndonte vetëm akuza e bashkëpunimit.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *