Një person ka humbur jetën brenda një kabine elektrike në Durrës. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen numër 11 të qytetit bregdetar.
Sipas informacioneve paraprake, qytetari është futur për të riparuar një defekt në një kabinë elektrike dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike.
Ambulanca ka mbërritur në vendin e ngjarjes, por ishte shumë vonë. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.
/Priza.al/