Në tragjedinë që ndodhi dje në Bullgari, zonja Hikmete Aliti humbi djalin e saj, Visar Aliti. Ndërsa bashkëshorti Orhan Aliti ka arritur t’u shpëtojë flakëve.
Në një rrëfim për mediat, ajo tregoi se bashkëshorti i ka treguar se ai ka arritur të shpëtojë, por për fat të keq i biri nuk ia ka dalë.
“Bashkëshorti është në spital, i ka unazat e thyera dhe këmbën do ta bëjë operacion. Ai nuk ka mundur ta shpëtojë Visarin. Ai kishte kërcyer i pari, dhe kishte bërtitur Visar, Visar por s’dëgjohej asgjë nga zhurma e madhe. Pasi kontaktuam ai më bëri të ditur se kishim humbur djalin. Unë kam ardhur nga Belgjika me djalin e dytë,”- ka deklaruar Hikmete Aliti.
/Priza.al/