Humbi djalin në aksidentin në Bullgari, Hikmete Aliti zbulon telefonatën me bashkëshortin pas tragjedisë

Në tragjedinë që ndodhi dje në Bullgari, zonja Hikmete Aliti humbi djalin e saj, Visar Aliti. Ndërsa bashkëshorti Orhan Aliti ka arritur t’u shpëtojë flakëve.

Në një rrëfim për mediat, ajo tregoi se bashkëshorti i ka treguar se ai ka arritur të shpëtojë, por për fat të keq i biri nuk ia ka dalë.

“Bashkëshorti është në spital, i ka unazat e thyera dhe këmbën do ta bëjë operacion. Ai nuk ka mundur ta shpëtojë Visarin. Ai kishte kërcyer i pari, dhe kishte bërtitur Visar, Visar por s’dëgjohej asgjë nga zhurma e madhe. Pasi kontaktuam ai më bëri të ditur se kishim humbur djalin. Unë kam ardhur nga Belgjika me djalin e dytë,”- ka deklaruar Hikmete Aliti.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *