Rama në Berat: Basha është i 4-i në bronz! Para vjen Saliu, Meta e Kryemadhi! Thërrasin ‘Rama ik’ se s’më mundin dot

Nga Berati, kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur sulmet për kryedemokratin Lulzim Basha. Ai vijon të përsërisë deklaratën, se Basha nuk është një lider me karakter, por që fshihet pas të tjerëve. Kur thotë të tjerë i referohet Ilir Metës, Monika Kryemadhit dhe Sali Berishës, e ndërsa e ka kritikuar për mitingjet që ka organizuar në këtë fushatë, duke rrezikuar jetën e qytetarëve.

“Del i pari ti tyre, në fakt është i katërtit, i pari është Saliu, pastaj Meta e më pas Kryemadhi dhe i katërti është ai Basha, i katërti në bronz dhe se si mund të marrë drejtimin e  vendit me këtë nivel papërgjegjshmërie dhe paturpësie dhe me këtë nivel karakteri, ku sot mbrojtja e jetës dhe e shëndeti është mbi të gjitha partitë dhe qëllimet e tjera. Ç’na duhet rezultati i zgjedhjeve nëse bëhemi shkaktar për të plagosur njerëz dhe larg qoftë për të humbur njerëz. Edi Rama ka frikë përpara uragani. Cilit uragan? Atë të shkuarjes për lesh kolektivisht. Në emër të cilit ndryshim nga jeta në botën tjetër, po unë kam shumë frikë për jetën e atyre njerëzve dhe për dëmin  që ajo sjellje mund të bëjë në jetën e atyre që nuk janë aty fare”, tha Rama.

Thirrjet “Rama ik”, kreu i qeverisë i ka interpretuar ndryshe nga mesazhi që PD-ja kërkon të përçojë.

“ Rama ik, Rama ik po pse? Sepse nuk të mundin dot”, tha Rama

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *