Zjarr në Elbasan/ Digjen konteinerët pranë Metalurgjikut

Një zjarr ka rënë pranë zonës së metalurgjikut në Elbasan. Mësohet se vatra është aktivizuar pasditen e sotme në afërsi të Uzinës 12 dhe vazhdon të jetë aktiv.

Konkretisht disa konteinerë mbetjesh në zonën e metalurgjikut në Elbasan janë përfshirë nga zjarri. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes.

Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet se ka qenë i qëlimshëm.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ngjarje.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *