‘Do marrim punëtor nga Bangladeshi’/Kryemadhi-Ramës: Je bërë meme kudo! Rrit pagën minimale për shqiptarët

Kritika të shumta ka pasur kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi për deklaratën e bërë nga kryeministri Edi Rama që të punësohet persona që vijnë nga Bangladeshi. Për numrin një të LSI-së, para se ta bëjë një gjë të tillë, duhet t’u japë dinjitetin dhe t’i mirë paguaj shqiptarët që punojnë në biznesin fason, e të bëjë pagën minimale 40 mijë lekë.

“Të gjithë dëgjuat batutat qesharake të kryeministrit që bënte në Shkodër për punëtorët që do të vijnë nga Bangladeshi dhe të gjithë gazetarët dhe rrjetet sociale u morën me meme, sesi mund të ndodhte po të vinin punëtorët nga Bangladeshi, por asnjëri nga ne nuk foli sesi ata që kanë fasonët e dinë shumë mirë dhe e kanë të pamundur për të paguar rrogën e një punëtori në fason me 400 mijë lekë. Por përkundrazi, mezi e realizojnë që t’u japin pagën punëtorëve. Sepse me rënien e ekonomisë, çdo fabrikë fasonistësh humbet të paktën me qindra mijëra euro për shkak të kodit doganor, të ligjeve absurde të Edi Ramës, për shkak të çdo abuzimi dhe shkatërrimi të ekonomisë shqiptare. E pra para se të marri dhe të bëjë rrogat e punëtorëve nga Bangladeshi, nga Pakistani e nga të dojë ai me 400 mijë lekë, të bëjë rrogat e punëtorëve shqiptarë dhe t’u japë shansin dhe mundësinë bizneseve shqiptare që të bëjnë rrogat minimale me 400 mijë lekë”, tha Kryemadhi.

Megjithatë, sipas saj, kjo situatë do të ndryshojë në 25 prill. Me ardhjen në pushtet të opozitës, sipas Kryemadhit, tha se fokusi është punësimi i shqiptarëve, e mbi të gjitha me një pagë të mirë.

“Unë e di shumë mirë që të gjitha ne së bashku do ta arrijmë dhe do ta realizojmë objektivin tonë. Objektivi ynë nuk është thjesht një flamur, por është mirëqenie për familjet shqiptare. Objektivi ynë është punë për gratë dhe vajzat shqiptare për djemtë dhe burrat shqiptarë. Dhe jo vetëm punë që të tallemi me ta, por punë të mirëpaguar”, përfundoi Kryemadhi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *