Çështja e ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri është dërguar Gjykata e Lartë në Gjykatën e Posaçme të Apelit.
BalkanWeb bën me dije se sipas Gjykatës, gjyqtarja Albana Boksi ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjese në gjykim. Vlen të përmendet se dënimi i fundit që mori Tahiri ishte me 5 vite burg i konvertuar në 3.4 vite shërbim prove.
SPAK e ka akuzuar për trafik droge, por deri më tani ish-ministri i Brendshëm është dënuar vetëm për shpërdorim detyre dhe asnjë nga 3 akuzat e tjera të ngritura nga Prokuroria.
Njoftimi:
Pershendetje, nisur nga interesi juaj, ju bej me dije se ceshtja ne ngarkim te te pandehurve S.T. dhe J.Ç., eshte derguar nga Gjykata e Larte dhe eshte regjistruar prane Gjykates se Posacme te Apelit per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me date 24.11.2021 me nr. 47 regjistri themeltar.