Zëdhënësja e Sali Berishës për Foltoren, Floriana Garo, është përgjigjur në emër të Berishës në lidhje me pretendimet se janë falsifikuar firmat në formularët e Kuvendit të 11 dhjetorit.
Garo është shprehur përmes një postimi në rrjete sociale se nga të gjitha firmat që verifikoi Agron Shehu, vetëm dy prej tyre ishin të parregullta dhe shtoi se po bëhet verifikim i hapave për administrimin e tyre.
Ajo gjithashtu ka ftuar mediat apo çdo njeri të interesuar të verifikoi nëse procesi është transparent apo jo.
Lexoni edhe: