Para Kuvendit ka protestë ditën e sotme ku fermerët e Lushnjës po protestojnë kundër paketës fiskale, e cila pritet që të miratohet ditën e sotme në buxhetin e vitit 2022. ‘Me këtë paketë të re fiskale do të hani produkte 3D’,
‘Po na përzënë nga toka jonë, fali zot se s’dinë çfarë bëjnë’, janë këto disa nga parullat me të cilat po protestojnë fermerët para Kuvendit.
‘Kemi ardhur para Kuvendit për t’i përcjellë një mesazh për të mos votuar paketën fiskale, pasi i rrit taksat fermerëve. Nuk kemi pasur asnjë komunikim, po u kemi bërë një letër kryeministrit, ministrit të Bujqësisë. Jemi për t’ju dhënë një mesazh që mos ta votojnë këtë paketë pa u konsultuar me ne.’- u shpreh Eduart Sharka kryetar i Sindikatës së Fermerëve në Lushnje.
/Priza.al/