Kryeministri Edi Rama teksa po futej në Parlamentit ditën e sotme ka ftuar edhe një nga fermerët e Lushnjës që po protestojnë në ambientet e jashtme, që të futet brenda sallës.
Rama është takuar me ta, jashtë sallës së Kuvendit, pasi ata janë mbledhur duke kundërshtuar votimin e paketës së re fiskale, të shoqëruar nga deputeti i PD-së Saimir Korreshi.
Kreu i qeverisë ka vendosur që të marrë një pjesë tyre dhe të zhvillojë një takim.
“Hajde, kush do vijë me mua të flasë brenda, se këtu në rrugë nuk flitet. Hajde, kush do vijë tjetër? Hajde! Edhe ai që ngriti dy gishtat. S’ka problem të gjithë bashkë se kjo nuk është punë demokratësh”, iu tha Rama fermerëve, të cilët kanë pranuar ftesën dhe kanë shkuar pas kryeministrit.’-
Ndërkohë disa prej tyre i janë bashkuar kryeministrit dhe kanë hyrë në ambjentet e Kuvendit.
/Priza.al/