Gazetari pagoi 725 mijë dollarë për të intervistuar Adele, ai bën ‘gabimin e pafalshëm’, këngëtarja braktis intervistën

Adele është larguar nga një intervistë ekskluzive, pasi një gazetar australian ka pranuar se nuk e ka dëgjuar albumin e saj të ri, ‘30’ – raporton Daily Telegraph.

Udhëheqësi i emisionit australian Weekend Sunrise, Matt Doran dhe ekipi xhirues kishin arritur në Londër për një intervistë, për të cilën kishin paguar 725 mijë dollarë.

Gjatë bashkëbisedimit me këngëtaren, gazetari theksoi se e ka dëgjuar vetëm një këngë nga albumi i ri, ndërsa në atë çast Adele vendosi ta ndërpresë intervistën.

Doran u përpoq të sqaronte se nuk e ka parë ‘e-mailin’ në të cilin i ishte dërguar albumi, ndërsa shumëkush ka pyetur si ka mundur gazetari të bënte një gabim të tillë, kur detyra e tij është të jetë i informuar. Derisa ka pasur kolegë që kanë dalë në anën e tij, shumë të tjerë e kanë kritikuar duke e konsideruar madje një ‘skandal’.

 

/Burimi: Daily Telegraph/ Përshtati: Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *