Respektuan shefen duke qëlluar me armë në orar të punës, s’kanë të sosur problemet për 4 efektivët e FNSH

Festa me armë në ditëlindjen e shefes iu ka kushtuar shumë 4 efektivëve të forcave ‘Shqiponjave’! Mësohet se ato janë transferuar nga ky repart në Komisariatin e Policisë së Lezhës, Kurbinit dhe të Mirditës.

Kjo masë për R. P., Xh. N., A. Sh. dhe R. M do të qëndrojë deri në përfundimin e hetimeve të nisura nga Prokuroria e Lezhës.

Nga ana tjetër ndaj tyre ka nisur një procedim penal nga ana e Shërbimit të Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) për shkelje të rëndë disiplinore “Sjellje e rëndë diskretituese”. 4 policët u shfaqën në një video, duke festuar ditëlindjen e shefes së tyre në orarin e punës madje duke qëlluar dhe më armë zjarri.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *