I pranishëm në seancën e Kuvendit, deputeti socialist, Erion Braçe tha se duhet të ketë disa përmirësime në buxhetin e vitit 2022. Sipas Braçes nuk duhen favorizuar bizneset e mëdha, pasi sipas tij janë favorizuar ndjeshëm, por të vendoset një rregullator, që në fund përfitues të jenë të gjitha shtresat.
“Përjashtime apo favore të përjetshme në paketën tonë fiskale nuk duhet të ketë. Duhet të vendosim ne prioritete. Ta nisim me më të dobëtit, apo ta nisim me ata që përmes favoreve akumulojnë para shumë. Kam kërkuar disa herë në Kuvend reduktimin e listës së përjashtimeve fiskale për biznesin, sidomos për atë të madh. Së pari doja të propozoja heqjen e reduktuar të 6% të tatimeve me vlerën e shtuar për të gjitha hotelet me 5 yje. Sepse për çdo investim të tyre paguhet vetëm 6% TVSH. Unë them se vlen vetëm një favor, e para është ajo që i lejohet lojërat e fatit këtyre hoteleve. Kam propozuar heqjen e përjashtimit të favorizimit me tokë dhe me ndërtesë në shitjen e parë për të gjitha zonat rezidenciale jashtë qyteteve dhe vijën bregdetare. Mendoj që të gjithë këtyre sipërmarrësve që jetojnë në këtë fushë i është bërë një favor. I është bërë favor sepse po zënë territore të mëdha të vijës tonë bregdetare dhe pjesën më të madhe të muajve është e blerë nga ato që kanë para. Nga krahu tjetër toka është e fundme, si në vijën bregdetarë dhe jashtë qyteteve. Le të vijmë te më e rëndësishmja. Natyrisht, propozimi që do të sjell lidhet me skemën e TVSH për bujqit. Duhet përjashtuar këtu eksportuesit që e kanë TVSH zero në eksport. Në këtë projektligj norma e kompensimit është rritur nga 6% në 20%. Norma e kompesimit me 20% neutralizon TVSH. Natyrisht që më shkon ta bëj pyetjen se çfarë ka ndodhur me qeverinë që kur e vendosi këtë skemë dhe sot që e ka bërë zero investimin për fermerin. Problemi është te bujku dhe eksportuesi. Po ju marr një produkt. Një kg ullinj me çmimin 50 lekë, grumbulluesi e mori këtë produkt dhe doli në treg me 60 lekë, e këtu ka 10% TVSH, po të bësh diferencën mes TVSH të kompesuar dhe TVSH në shitje, grumbulluesit i mbeteshin 8.3 lekë për të gjitha. Ai kishte para dhe interes që të grumbullonte produktin e bujkut, pa ushtruar presion e të jetë bujku në trysni. Nëse shkojmë te zero në 20, humbja është 20 lekë për grumbullues. Sot nuk ka fabrikë në Shqipëri që prodhon me qumësht pluhur, nëse ka kërkoj ndjesë. Legjislacioni jonë vajin e palmës nuk e takson, kam propozuar taksë dhe për këtë. Që qumështi pluhur dhe vaji i palmës të trajtohen njësoj”, tha Braçe.
/Priza.al/