Shpejtësia merr në ‘qafë’ dy persona në Berat, transportohen drejt Traumës

Një aksident i rëndë është regjistruar në lagjen “Çelepias” në Berat, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Ipsilonit”.

Një motomjet ka humbur kontrollin dhe ka hipur mbi trotuarin në anë të rrugës duke goditur e marrë zvarrë një kalimtar të rastit. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur rëndë kalimtari Fejzi Skurrani dhe drejtuesi i motomjetit Shkëlqim Plakalliu.

Të dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të zbuluar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit të rëndë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *