Zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj nga foltorja e Kuvendit ka zbuluar se qeveria shqiptare në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë nisur një projekt për ta afruar digjitalizimin më shumë me qytetarët.
“Po nisim një projekt me Bankën Botërore për ta afruar digjitalizimin më shumë me qytetarët. Ka qytetarë që nuk e kapin dhe nuk e arrijnë dot. Brenda projektit jo vetëm që e çojmë digjitalizimin në një nivel të ri, por po krijojmë edhe tryezat tekno-digjitale. Çfarë janë këto? Janë sportele digjitale në të gjithë Republikën e Shqipërisë ku një qytetarë, që nuk ka pajisen e nevojshme apo mundësinë, të shkojë aty dhe një punonjës publik do t’i shërbejë të marrë shërbimet 360 gradë”, tha Ahmetaj.
Gjithashtu, Ahmetaj pranoi se borxhi publik i Shqipërisë është i lartë, por u shpreh se vendi ynë është zgjeruar dhe ka një rritje të importeve dhe eksporteve.
“Mënyra se si e kemi furnizuar ekonominë, se si jemi zgjeruar tregon që kjo mazhorancë, kjo qeveri ka arritur një maturim në aspektin e konsolidimit fiskal. Tashmë të kthesh kokën mbrapa e kupton që klasa politike ka fituar maturi për të luajtur me të ardhurat publike. Buxheti që kalojmë sot nen për nen, ia vlen të diskutohet në mënyrë që të transmetojmë te qytetarët atë që është e vërtet dhe sjell ky buxhet. Kryefjala e parë është paketa sociale e mbështetjes së familjes dhe qytetarëve në nevojë. 15 mijë familjeve sot u dyfishohet ndihma ekonomike. Është një ndjeshmëri e thellë sociale. Megjithëse rifituam të gjitha vendet e punës pas pandemisë, sërish menduam që shtimi i paketës për të papunës është shumë i rëndësishëm.
Brenda paketës ka elementë që kanë të bëjnë me ndjeshmërinë për fëmijët dhe rininë. Infrastruktura kritike është blloku kryesor i investimeve publike. Investohet më shumë se sa merret borxh. Borxhi publik patjetër që është i lart, u zgjeruam, si një 100 vende e kusur. Kemi filluar të ringrihemi. Mendoj që po rritemi me shpejtësi dhe arsyeja janë dy: Kujdesi i qeverisë dhe vibranca ekonomike që kanë aktorët ekonomikë, që reflektohet në rritjen e eksporteve, importeve dhe konsumit. Ky buxhet ndihmon drejt sektorëve të duhur. Së bashku me Bankën Botërore po krijojmë tryezat tekno-dixhitale, ku një qytetar që nuk e merr shërbimin përmes telefonit, ku një punonjës publik do ti shërbejë përmes platformës dixhitale që të marrin shërbimet. Buxheti mbështet bujqësinë, nga 2013-ta është 35 për qind rritja e eksporteve, peshkimi ka bërë revolucion. Dalë nga dalë të krijohet flota e peshkimit shqiptar moderne dhe në 5-8 Shqipëria të arrijë të ketë kuotat e veta në BE dhe të shërbejë si një sektor që gjeneron të ardhura”, tha Ahmetaj.
/Priza.al/