Kompania farmaceutike Pfizer, ka ngritur një padi ndaj një punonjëse të tyre. Ata pretendojnë se është vjedhur një numër i madh dokumentesh të lidhura me vaksinën anti-COVID.
Pfizer ka bërë të ditur se bëhet fjalë për punonjësen Chun Xiao Li, e cila ka shkelur marrëveshjen e “besueshmërisë”, duke nxjerrë mbi 12.000 dokumente nga datoteka pa pasur miratim dhe duke i futur ato në kompjuterin personal.
“Për shkak të numrit të madh të dokumenteve që zonja Li kundërligjshëm i ka marrë, Pfizer duhet të jap leje për një gjë të tillë kur bëhet fjalë për dokumente konfidenciale”, thuhet në njoftimin e kompanisë farmaceutike.
E akuzuara ka refuzuar të përgjigjet ndaj pretendimeve të ngritura. Ajo ka punuar për kompaninë amerikane për 15 vite, ndërsa së fundmi kishte marrë një ofertë nga kompania Xencor Inc, me seli në Kaliforni.
/Priza.al/